E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB svotohet rezoluta e Britanise se Madhe per Sirine

Ka përfunduar mbledhja e KS-së në OKB dhe rezoluta e e Britanisë së Madhe për Sirinë nuk u arrit të votohej. Përfaqësuesit e Kinës dhe të Rusisë braktisën mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Nderkohe qe, ofensiva në Siri dhe sulmi i shumëdiskutuarmbi regjimin e Bashar al Assadit, mund të jete çështje orësh. Revista “Time” shkruan se sulmi ushtarak do të përqendrohet kundër artilerisë së Assadit, e jo shkatërrimit të armëve kimike. "Do të jetë një operacion i shkurtë, që zgjat një ose dy ditë", thotë Francois Heisburg, kreu i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër. Sipas tij, "nuk do të ketë shpallje të luftës, e koalicioni ndërkombëtar nuk do të hyjë në Siri për ta përmbysur Assadin".
Britania e Madhe nderkohe eshte duke pergatitur nje draft rezolute per Keshillin e Sigurimit, e cila te autorizoje marrjen e masave te nevojshme per mbrojtjen e civileve ne Siri. Dokumenti do t'u paraqitet 5 anetareve te perhershem te Keshillit, te cileve sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban ki Moon u kerkoi te reagojne si nje trup i vetem dhe te gjejne unitetin per te vepruar.
I deleguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi ka thënë të mërkurën në Gjenevë se çfarëdo sulmi ushtarak në Siri duhet të aprovohet fillimisht nga Këshilli i Sigurimit. Ende pritet që të bëhet publik raporti i shërbimit inteligjent amerikan mbi përdorimin e armëve kimike, por kjo do të ndodhë gjatë javës.
Nënpresidenti amerikan Joe Biden deklaroi se nuk ka asnjë dyshim qe regjimi i Bashar al-Assad ka kryer sulmin e javës së kaluar me armë kimike në Damask dhe për këtë, duhet të vihet para përgjegjësisë. 
Biden behet keshtu zyrtari me i larte i administrates Obama qe fajeson hapur Damaskun zyrtar. Edhe Vendet anëtare të NATO-s në një deklaratë të përbashkët pas nje mbledhje te mbajtur ne Bruksel dënuan ashpër përdorimin e armëve kimike gjatë sulmit të 21 gushtit ne siri . 
“Vendet e NATO-s shprehin mbështetje të plotë ndaj hetimit të OKB-së në terren dhe kritikojnë barrierat artificiale të ngritura nga regjimi sirian për të penguar këto hetime”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ander Fogh Rasmusen Në deklaratën e NATO-s presidenti Bashar al Assad fajësohet tërthorazi, kur thuhet se “armët kimike janë nën kontrollin dhe kujdesin e regjimit”. Por Damasku zyrtar, permes kryeministrit sirian Wael  el-Halqi akuzon perendimin se ka shpikur arsye per te arritur deri te nderhyrja ushtarake.
“Vendet perendimore, me SHBA ne krye kane krijuar alibi dhe skenare imagjinare qe te kene mundesine e nderhyrjes ushtarake ne Siri- ka thene kryeministri sirian ne nje deklarate ne televizionin shteteror vendas”, u shpreh ai.
Rusia dhe Kina, dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, vazhdojne te jene ne mbrojtje te Sirisë. Për ta nje sulm ushtarak është ndërhyrje e paligjshme në një shtet sovran që kërcënon të ndezë te gjithe rajonin rajonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›