E Hënë, 2 Nëntor 2026

OMA, fituese e garës për stadiumin “Selman Stërmasin”

Firma arkitekturore OMA është shpallur fituese e garës ndërkombëtare për rigjallërimin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe zonës rreth tij, në Tiranë. Në konkurrim morën pjesë pesë kandidatë që prezantuan projektet para jurisë ndërkombëtare dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

OMA, Zyra për Arkitekturën Metropolitane, një firmë ndërkombëtare arktitekture, është shpallur fituese e garës për rivitalizimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë. Në konkurrim morën pjesë pesë skuadra finaliste që paraqitën projektet e tyre para një jurie ndërkombëtare, të kryesuar nga Amanda Levete, e cila në fund të shqyrtimit të të gjitha kandidaturave vendori për firmën me bazë në Roterdam të Holandës e me zyra në shumë qytete të rëndësishëm të botës.

Kryetarja e jurisë ndërkombëtare, Levete, shpalli kandidaturën fituese si dhe bëri disa sugjerime për përmirësimin e projektit. Stadiumi i ri do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore të UEFA-s, por ndërkohë do të gjallërohet edhe e gjithë zona rreth tij, që me sheshe publike e hapësira të gjelbra dhe zona miks me synimin për t’i dhënë shtysë zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›