E Shtunë, 31 Tetor 2026

ONE: 200 te mbytur ne brigjet e Libise

Organizata Nderkombetare per Emigracionin ka deklaruar se druhet se eshte 200 numri i klandestineve afrikane te mbytur pasi varka e tyre u fundos ne brigjet e Libise ne tentative per te arritur Evropen.

Varka mbante rreth 250 persona dhe eshte permbysur 50 kilometra ne veri te brigjeve te Libise, per shkak te stuhive detare dhe ererave te forta.

Autoritetet libike kane deklaruar se eshte konfirmuar vdekja e 21 personave dhe shpetimi i 23 te tjereve.

Nderkohe, eshte shpetuar edhe nje varke e dyte me 350 persona ne bord. Burime prane ONE kane deklaruar se te gjithe personat jane kthyer te sigurte ne kryeqytetin e Libise, Tripoli.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›