E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Opozita të plotësojë vendet në KQZ

25-04-2013 / Gazeta 55

Edi Rama ka shkuar në Vjenë për të konfirmuar linjën e tij bllokuese ndaj zgjedhjeve, por sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, në një deklaratë për mediat, pas takimit me Ramën, ka kërkuar prerë që opozita të plotësojë vendet vakante në KQZ. Pas drejtorit të DASH Xhonatan Moore, tani mbyllet rrethi i institucioneve ndërkombëtare që i thonë Ramës se s’do tolerojnë kurrfarë tentative për prishjen e procesit zgjedhor
Deklarata/Zanier: Kodi zgjedhor i ndryshuar në 2012 bazë solide për zgjedhje të mira

Pas takimit me Edi Ramën, në mënyrë të pazakontë, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së ka nxjerrë një deklaratë të veçantë dhe unilaterale, e cila s’e ka lejuar Edi Ramën të vijojë me kursin e keqpërdorimit të deklaratave të ndërkombëtarëve. Sekretari i përgjithshem i OSBE-së Lamberto Zannieri permes nje deklarate ben te ditur se ka patur një takim produktiv me kryetarin e PS te Shqiperise Edi Rama. Diskutuam një numër çështjesh, duke përfshirë edhe rolin i Shqipërisë në OSBE, zhvillimet në Evropën Juglindore dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri - thekson Zanier. Gjatë takimit, dëgjova me kujdes për shqetësimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit që lidhen me zgjedhjet parlamentare dhe konkretisht për rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve- vijon deklarata. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannieri thekson me tej se pret që të gjitha palët të kontribuojnë për të sjellë shkallën e duhur të legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor, duke filluar me plotësimin e përbërjes se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sigurimin e një funksionimi të plotë të tij.
Besoj se Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2012 përbën një bazë solide për zhvillimin e zgjedhjeve të mira- vijon deklarata e sekretarit Lamberto Zanieri. Ai shpreh besimin se zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë në zhvillimin e ndërveprimit konstruktiv mes forcave politike shqiptare dhe forcimin e Qeverisjes demokratike

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›