E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Sdo të ketë shtyrje të zgjedhjeve në Kosovë

Zëdhënësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Nikola Gaon, ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat janë parashikuar të zhvillohen në datën 3 nëntor.

Në një intervistë për agjencinë serbe Beta, Gaon ka thënë se palët e interesuara do të arrijnë marrëveshje për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe fletët e votimit.

Nuk kemi informacione apo paralajmërime për shtyrje dhe nuk po e llogarisim këtë. Ne po përgatitemi për zgjedhje, ka thënë Gaon.

Ai ka theksuar se OSBE-ja është ftuar të ofrojë ndihmë në organizimin e zgjedhjeve lokale në katër komuna të veriut të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit midis Prishtinës dhe Beogradit.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se fletët e votimet do të jenë konform ligjeve në fuqi të vendit, por homologët e tyre në Serbi kanë thënë se është e papranueshme që ato të kenë simbolet shtetërore të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›