E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në Maqedoni, të lira

SHKUP- Zgjedhjet e djeshme parlamentare që u mbajtën në Maqedoni ishin transparente, konkurruese dhe të realizuara mirë në tërë territorin e Maqedonisë, thuhet në raportin paraprak të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR, raporton Rel.

Këto zgjedhje vendosën gurthemelin e stabilitetit demokratik për të ardhmen e vendit, deklaroi Robert Bateli, koordinator i posaçëm që udhëhoqi misionin vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së.

Vëzhguesit ndërkombëtar thanë se në ditën e votimit, qytetarët kishin mundësinë që lirshëm dhe në atmosferë demokratike të  realizojnë të drejtën e votimit përkundër parregullsive të vogla të paraqitura nga parti të caktuara politike.

Procesi i numërimit të  votave gjithashtu vlerësohet si pozitiv ndërsa përshëndetet mes autoriteteve në të gjitha nivelet e pushtetit. Shefi i misionit afatgjatë të OSBE/ODHIR, Xhulijan Pil Jeits tha se merita për procesin zgjedhor të së dielës u takon votuesve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore.

Raporti përfundimtar për zgjedhjet pritet të publikohet pas dy muajve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›