E Enjte, 5 Nëntor 2026

OSHEE: Nga 15 tetori lidhja me energjinë deri në 20 kV, online

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Nga data 15 tetor, lidhja e re me energjinë elektrike do të ofrohet si shërbim vetëm online për kategorinë e klientëve që duan fuqi të instaluar deri në 20 kV.

OSHEE u kërkoi abonentëve të shkarkojnë aplikacionin e saj dhe të regjistrohen përmes ID-së së tyre për të marrë shërbimet e nevojshme digjitale.

OSHEE po ashtu bën të ditur se ka lehtësuar procedurën për hapjen e kontratës së re apo për shtesë fuqie, duke eliminuar dokumentet e tepërta.

Klientët familjarë mund të aplikojnë lehtësisht përmes formularit të vetëdeklarimit, duke plotësuar fushat e kërkuara në aplikacion.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›