E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST peruron dy nenstacione elektrike ne Elbasan

Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e dy nënstacioneve elektrike të sistemit të transmetimit në Elbasan, prej ku tha se premtimet e qeverisë po mbahen. Me ndërtimin e Kaskadës së Devollit Shqipëria nis eksportin e energjisë deklaroi Berisha dhe garantoi investitorët e huaj se asnjë kontratë koncencionare nuk do të anulohet. Kryeministri i dha një përgjigje kreut të opozitës edhe për akuzën e mbushjes se shesheve të mitingjeve elektorale me punonjës administrate.

Inaugurimi i nënstacionit elektrik te OST-së, 400 KV në Fushë Mbret dhe nënstacionit 220 kV ne Bradashesh në Elbasan, u vlerësuan nga kryeministri si një tjetër hap i rëndësishëm në garantimin e energjisë elektrike pa ndërpreje në vend. Premtim të mbajtur që prej vitit 2007 e quajti ai. Por vendi ende nuk i përmbush nevojat e veta me energji.

Deri tani në qeveria shqiptare ka fiormosur kontrata koncencionare për 363 hidrocentrale, me ndërtimin e Kaskadës së Devollit, nis eksporti i energjisë

Përkundër deklaratave të kreut të opozitës, kryeministri garantoi koncecionarët se asnjë kontratë e votuar në parlamentin shqiptar nuk do të anulohet.
Nga ana tjeterë i bëri thirrje Edi ramës të mos sulmojë punonjësit adminisrtës nëse ata jasht orarit të punës marrin pjesë në takime elektorale. Apeli I berishës ndaj administratës qendrore e lokale ishte ky
Rama dhe Berisha vijon turin e prezantimit të kandidatëve per deputetë, faza që po i paraprin fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore 30 ditore para 23 qershorit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›