Oazi 2000-vjeçarë në mes të shkretëtirës Kineze(FOTO)
Këto pamje tregojnë për një liqen, i cili është i veçantë dhe më i bukuri në historinë e Kinës. Ndodhet rreth 6 km në jug të qytetit Dunhuang në veri-perëndim të Kinës. Ai është i rrethuar nga dunat e rërës që i japin një bukuri të jashtëzakonëshme. Njihet më emrin Crescent (Yueyaquan në gjuhën kineze). Liqeni besohet të ketë ekzistuar rreth 2.000 vjet më parë, por filloi të pakësohej për shkak të rritjes së thatësirës në rajon. Ka një gjatesi 218 metra nga lindja në perëndim, dhe përmban ujë të pastër pranverorë!
Rrethuar nga male të larta, Dynhuang ka një klimë të thatë, jashtëzakonisht verë të nxehtë dhe një dimër të ftohtë. Shi bie në sasi të vogëla dhe shumë shpejt avullon. Shkretimi i Tokës është një problem shumë i madh mjedisor në Kinë dhe qeveria është përpjekur për të trajtuar këtë problem në mënyra të ndryshme,thekson DailyMail. P.K





