E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama - Putin per Sirine

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë të një mendje për t’i dhënë fund dhunës në Siri, por në horizont nuk u duk asnjë shenjë për t’i ngushtuar dallimet në vendosjen e sanksioneve kundër Damaskut.

Pas një jave jo pak të tensionuar mes dy ish-rivalëve të luftës së ftohtë, ku dominuan akuzat për furnizimin me armë të palëve të konfliktit ne Siri, presidenti i SHBA-së Barak Obama bisedoi për më shumë se dy orë me Vladimir Putinin, në Los Kabos të Meksikës, ku po zhvillohet samiti i G20-ës. Ky është takimi i parë mes tyre, pasi Vladimir Putin u zgjodh president i Rusisë.
          
"Ne diskutuam cështjet ndërkombëtare, përfshirë cështjen siriane. Në SiriaSiri, OKB “përgjërohet” për fëmijët Siri, Homsi nën rebeshin e predhaveSiri, OKB pezullon misionin vëzhgues këndvështrimin tim, kemi gjetur shumë pika të përbashkëta", tha Putin.
         
"Ne diskutuam Sirinë, për të cilën ramë dakord se duhet të shohim ndalimin e dhunës, që të krijohet procesi politik për të parandaluar luftën civile dhe vdekjet e tmerrshme që kemi parë javët e fundit. Ne u zotuam se do të veprojmë me aktorët e tjerë ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në, Kofi Anan dhe të gjithë palët e interesuar, në gjetjen e një zgjidhje të këtij problemi", deklaroi Obama.

Në deklaratën e përbashkët dy udhëheqësit apeluan për kalimin në një sistem pluralist demokratik, i cili do të zbatohet nga vetë sirianet, në kuadër të sovranitetit të Sirisë, pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial.

Gjate takimit nuk u përmend emri i Bashar Al Asad. Presidenti amerikan Barak Obama shmangu kësisoj përsëritjen e kërkesës për largimin nga skena politike të presidentit sirian. Gjatë takimit nuk u përmendën as sanksionet dhe as një embargo më strikte për armët.

Pezullimi i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, fundjavën e kaluar, shtoi presionin ndaj dy udhëheqësve, Obamës dhe Putinit, për të vepruar vendosmërisht për të shmangur spiralen e dhunës që mund të shkojë në një luftë civile. Putin i druhet një ndërhyrje si në Libi dhe Moska, deri tani, nuk ka dëshmuar asnjë zbutje të qëndrimit për Sirinë, një aleat i vjetër dhe një blerës i armëve ruse.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›