E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Al Kaeda, pas atentatorit

Presidenti amerikan Barack Obama ia ka vendosur nje celule jemenase te Al Kaedes, pergjegjesine per armatim dhe stervitje te tentatorit per sulm kamikaz ne linjen e avionit Amsterdam-Detroit diten e Krishtlindjes.
Obama, duke mbajtur fjalimin e perjavshem, kete radhe nga Hawaii, ku ndodhet per pushime, theksoi se i riu nigerian Umar Faruk Abdulmutallab vinte nga Jemeni."Rezulton se ky i ri eshte stervitur nga nje celule e lidhur Al Kaeden dhe eshte pajisur me eksploziv per te kryer sulmin qe do te rezultonte fatal per pasagjeret e avionit. Te gjithe personat e ndaluar dhe qe mendohet se kane lidhje me atentatin e deshtuar do te japin llogari para drejtesise", tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›