E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Brenda 2025 në Mars

Presidenti amerikan Barak Obama ka shpalosur objektivin e ri të Shtëpisë së Bardhë përsa u përket misioneve hapsinore të NASA-s.

“është koha të shkojmë përtëj Hënës dhe të mendojmë që në të ardhmen këmba e njeriut të shkelë mbi Mars. Programi dhe fondet e reja do të hapin 2500 vende të reja pune dhe unë pres që brenda 2025 misionet për në planetin e kuq të bëhen realitet”, deklaroi nga Uashingtoni presidenti Obama.

Objektivi i ri u shpall pas publikimit të fondit prej 6 miliard dollarësh, dhënë prej administratës së presidentit Obama për punën kërkimore të agjencisë hapsinore NASA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›