Obama: Dëshirojmë zgjidhje diplomatike të krizës në Siri
Presidenti amerikan Barack Obama tha se ai më shumë preferon diplomacinë se sa një sulm ushtarak për të siguruar mospërdorimin e armëve kimike nga qeveria siriane.
Presidenti Obama të hënën dha intervista në gjashtë kanalet televizive amerikane më të mëdha, për të shpjeguar qëndrimin e tij për ndëshkimin e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad. Në një intervistë për programin NewsHour të kanalit PBS-së, ai tha se një propozim i ri rus për vënien nën kontroll ndërkombëtar të armëve kimike të Sirisë për të shmangur një sulm ushtarak amerikan, mund të jetë një jetë një mundësi për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ai tha se ai e ka udhëzuar Sekretarin e Shtetit John Kerry për të biseduar me rusët në lidhje me hollësitë e propozimit.
Presidenti Obama tha se ai kishte zhvilluar një bisedë të pa palnifikuar me presidentin Vladimir Putin javën e kaluar në takimin e G-20-tës në Shën Petersburg të Rusisë, në lidhje me idenë e sigurimit të armëve kimike të Sirisë. Udhëheqësi amerikan tha se ai do të preferonte një zgjidhje diplomatike të kësaj çështjeje.
(a.k/Voa/BalkanWeb)