E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ende nuk është vendosur për ndërhyrje kundër Assadit

Presidenti amerikan, Barack Obama, është shprehur se ende nuk ka marrë vendim për ndonjë sulm të mundshëm kundër regjimit në Siri, si përgjigje ndaj dyshimeve për përdorim të armëve kimike kundër popullit sirian.

Bota nuk mund të pranojë që gratë dhe fëmijët të sulmohen me gaz është shprehur Obama.

Presidenti I Kombeve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë gjithashtu se sulmi me armë kimike është një sfidë ndaj botës dhe kërcënon aleatët e SHBA-ve, Izraelin dhe Jordaninë.

Obama ka thënë edhe se çfarëdo përgjigje ushtarake do të ishte e kufizuar dhe jo një përkushtim pa fund.

Ai ka folur pak pas konferencës së sekretarit të shtetit, John Kerry i cili prezantoi para mediave arsyet pse SHBA-të e akuzojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al Assad për përdorim të armëve kimike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›