E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Hidherim trondites

Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për “veprime të rendesishme” kundër krimeve me armë, pas masakrës në shkollën fillore në Connecticut, ku humbën jetën 27 persona, mes të cilëve 20 fëmijë.

Kjo renditet si ngjarja e dyte me e rende ne Shtetet e Bashkuara, pas asaj ne Virxhinia Tek, në 2007 ku u vrane 32 persona. I prekur, Obama përmendi fjalët “hidhërim tronditës”, për vdekjet në shkollën “Sandy Hook” të Newtown. Autori i masakrës është identifikuar si Adam Lanza, 20 vjec.

I veshur me te zeza dhe nje jelek ushtarak. I armatosur rende - sic raporton CNN - hyri ne shkollen fillore ne qytezen e qete duke vrare brenda pak minutash 26 persona. Por hetuesit nuk duan te spekullojne per motivet. Nje ish-shoqe e klases se Lanza e pershkroi ate si të qete dhe te rezervuar.

Shefi i policisë, Pol Vans tha se 18 fëmijet kishin vdekur menjehere ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital. Gjashtë të rritur jane mes viktimave, si edhe vrasesi. Ne fillim u raportua se ai ishte qelluar nga policia, por të shtunën, mediat kanë një pikture më të qartë të tragjedisë duke sjelle faktin e vetevrasjes se tij.

Ai mendohet se ka vrare te emen, mesuese ne profesion por jo pjese e stafit te “Sandy Hook” dhe më pas i është drejtuar shkollës,mengjesin e së premtes.“Djalli vizitoi te premten bashkesine tone- tha Guvernatori i Connecticut, Dan Malloi. Dy pistoleta u gjeten ne shkolle dhe nje gjysme-automaik i kalibrit 223, ne nje makine qe ndodhej ne parkimin e shkolles.

Armet- sic raporton CNN- ishin blere me leje nga e ema e Lanza-s, Nancy. Ne pyetje jane marre vellai i Lanzas, Rajan qe jeton ne Neë Jersey dhe i Ati qe jeton ne Connecticut.Nje prej nxenesve me fat qe mundi t'i shpetoi masakres ishte dhe kosovarja Vanesa Bajraliu,9 vjece, ne klasen e kater.

Ajo tregoi se policet i kishin mesuar t’i kapeshin per dore dhe te mbyllnin syte. Kur i hapem tregoi ajo ishin jashte. Vellai i saj, 17-vjecari Mergim Bajraliu ndodhej shume prane shkolles kur degjoi te shtenat. Ai tregoi se kishte pare nje vajze te plagosur rende, me pas nje tjeter, fytyra e te ciles ishte mbuluar nga gjaku.
Kishte vrapuar per te marre te motren dhe ishin larguar me shpejtesi nga vendngjarja. “Sandy Hook” është një shkolle me 600 nxenes nga 5 ne 10 vjec, duke nisur nga kopeshti deri ne klasen e katert. 

Obama: Të bashkohemi me dhimbjen e prindërve

Presidenti amerikan Barak Obama, gjate fjalimit të se shtunës në radio, u bëri thirrje amerikaneve, t'i bashkohen ne shenje solidariteti dhimbjes se prinderve qe humben vogelushet e tyre, ne masakren e shkolles fillore “Sandy Hook”.

Ai kërkoi të lihet menjane politika dhe te ndermerren veprime te rendesishme per te ndaluar te tilla tragjedi. Duke iu referuar ngjarjeve te ketij viti ai tha:

"Secila prej lagjeve mund te ishte ajo ku ne jetojme, kesisoj duhet te bashkohemi, te ndermarrim veprime te rendesishme per ti parandaluar. Kete jave, Mishel dhe une do te bejme ate qe cdo prinder tjeter, po shtrengojme fort femijet tane. Ka familje ne Connecticut qe s'mund ta bejne dot sot. Ata kane nevoje per ne, megjithese asgje s'mund te zevendesoje jeten e nje femije te humbur apo te nje personi te dashur, por ne te gjithe mund t’u shtrijme doren, per t’i kujtuar, se jemi per ta, lutemi per ta dhe se dashuria per ata qe humben do te zgjase ne kujtimet e tyre, ne komunitetet e tyre, ne vendin e tyre”, tha Obama.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›