E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Inkurajim kompanive investuese

Ti jepet fund perfitimit nga taksat per kompanite qe transferojne vendet e punes jashte. Fjalimin e tij te perjavshem radiofonik presidenti amerikan Barak Obama edhe kete here e perqendroi tek ekonomia ceshtja kryesore ne zgjedhjet e ardhshme.

Ne nje kohe kur papunesia ne Shtetet e Bashkuara ka mberritur pragun 9.5 dhe kur demokratet pritet te pesojne humbje te medha ne zgjedhjet e kongresit ne nentor Obama ben fushate per ligje te reja taksash per te cilat ai thote se do te ndihmojne ne mbajtjen e vendeve te punes brenda vendit.

Per presidentinnje nga faktoret kryesore qe do te ndikoje ne kete drejtim eshte inkurajimi i kompanive te investojne me shume ne Shtetet e Bashkuara. Per vite me radhe Kodi Amerikan i taksave ka lejuar shkurtime prej miliarda dollaresh ne taksat ne menyre qe te inkurajohen kompanite te hapin vende pune dhe te sjellin fitime ne vende te tjera.

Per cdo rast lideret demokrate ne kongres thone se do ta trajtojne ceshtjen e taksave pas zgjedhjeve te 2 nentorit. Sondazhet e opinionit tregojne se republikanet kane shanset te shenojne fitore te medha ndersa Presidenti Obama po ben nje fushate intensive tashme jo per te fituar por per te minimizuar humbjet e pritshme te demokrateve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›