Obama Krishtlindje kurnace

Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar për “Krishtlindje kurnace” nëse lehtësitë për taksat për familjet e mesme nuk rinovohen, në mënyrë për të shmangur të ashtuquajturin shkëmbi fiskal.
Zoti Obama e bëri deklaratën e tij në përpjekje për të fituar mbështetje për planin e tij gjatë një vizite në një prodhues lodrash në Pensilvani.
Por zëdhënësi i Dhomës së Republikanëve, John Boehner deklaroi se bisedimet me Shtëpinë e Bardhë kanë përfunduar në një rrugë qorre.
Ai tha se plani i presidentit Obama për të rritur në 1.6 trilion të ardhurat në 10 vitet e ardhshme nuk ishte një “propozim serioz”. Nëse Kongresi nuk e zgjat lehtësimin e taksave për klasën e mesme, atëherë do të jetë sikur ata të marrin një kokër qymyri për Krishtlindje. Këto janë Krishtlindje kurnace
Barack Obama
President i Shteteve të Bashkuara
Plani për rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar mund t’i kthejë Shtetet e Bashkuara sërish në reçesion, paralajmërojnë ekonomistët.
Ditën e premte, zoti Obama vizitoi fabrikën Rodon Group, ku prodhohen pjesë për lodrat e fëmijëve.
Presidenti demokrat deklaroi se kjo ishte tipi i kompanisë që varet tek klientët e klasës së mesme, duke shtuar se do të ishte e dhimbshme nëse amerikanët e zakonshëm do të përballen me rritje të taksave.
Në një fjalim në fabrikë, Obama tha se të dyja palët duhet të “dalin nga strofullat e tyre”, në mënyrë që të negociohet një marrëveshje për shkëmbin fiskal dhe nënvizoi se ai vetë do të bënte të njëjtën gjë.
Presidenti tha se, nëse Kongresi nuk e zgjat lehtësimin e taksave, që përfundon së shpejti, për klasën e mesme, atëherë do të jetë sikur ata të marrin një “kokër qymyri” për Krishtlindje. “Këto janë Krishtlindje kurnace”, u shpreh Obama.
Kriza Financiare
Eurozonë, papunësia thyen rekord të ri
Portugali, shkurtime pavarësisht protestave
OECD: Rimëkëmbja globale në rrezik