Obama: Nese fitoj, hapi i pare ekonomia

Senatori i Illinosit sakteson edhe se masat qe do te merren, do te jene ne favor te shumices se amerikaneve. “Dua te jem i sigurte qe plani te kete miratimin e 95 perqind te punetoreve”, tha kandidati per president.
Gjate fjalimit te tij ne Columbia, Obama ka paralajmeruar se fushata do te ashpersohet ditet e fundit, duke theksuar se republikanet do te bejne cmos per te prishur imazhin e tij politik.
“Mos mendoni per asnje cast se keto zgjedhje jane mbyllur. Mos mendoni per asnje minute se pushteti te jepe gjithcka. Do te behet me e pakendshme ne ditet ne vijim, jam i sigurte”, tha Obama.
“Ata do te hedhin cdo gje kunder nesh, ashtu cic edhe po e bejne dhe ne duhet te punojme sikur e ardhmja jone varet nga vetem keto kater dite”, theksoi kandidati demokrat.