Obama Te pasurit te paguajne me shume

Presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka deklaruar se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa cilado parti të jetë në pushtet, duke paralajmëruar kështu vazhdimin e krizës së borxhit.
Obama tha se Kongresi duhet të veprojë kundër të ashtuquajturit “shkëmbi fiskal”, një paketë rritjesh taksash dhe shkurtimesh të shpenzimeve e parashikuar për vitin e ardhshëm.
Por në një konferencë paralele, zëdhënësi i Dhomës Republikane, John Boehner deklaroi se rritja e taksave do të ishte e papranueshme. Analistët financiare paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara do të mbeten në reçesion nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Zoti Obama ka bërë vazhdimisht thirrje për të Nëse vërtet duam të reduktojmë defiçitin, atëherë do të na duhet të kombinojmë shkurtimin e shpenzimeve me të ardhurat. Dhe kjo do të thotë t’u kërkojmë amerikanëve të pasur që të paguajnë pak më shumë taksa
Barack Obama
President i Shteteve të Bashkuara pasurit që të paguajnë më shumë, por një plan i tillë është anatemuar nga republikanët. “Shkëmbi fiskal” parashikon përfundimin e epokës së taksave të George W. Bush në fund të 2012-ës, skemë kjo e shoqëruar me shkurtime automatike të shpenzimeve për ushtrinë dhe sektorë të tjerë të brendshëm.
Në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, zoti Obama tha ditën e premte se: “Ne nuk mund të ndërpresim rrugën e prosperitetit. Nëse vërtet duam të reduktojmë defiçitin, atëherë do të na duhet të kombinojmë shkurtimin e shpenzimeve me të ardhurat. Dhe kjo do të thotë t’u kërkojmë amerikanëve të pasur që të paguajnë pak më shumë taksa”.
“Unë dua të shprehem qartë. Nuk jam i fiksuar pas çdo detaji të planit tim, jam i hapur për kompromis, jam i hapur për ide të reja, por refuzoj të pranoj ofertat që nuk janë të balancuara”, theksoi Obama.
Presidenti përsëriti planin e tij për rritje të taksave për kë fiton mbi 250 mijë dollarë në vit, ndërsa i bëri thirrje kongresit për zgjatjen e kuotave aktuale për 98 për qind të taksapaguesve.
“Kjo ishte një çështje qendrore gjatë zgjedhjeve. U debatua dhe u ridebatua disa herë. Të martën mbrëma, ne zbuluam se shumica e amerikanëve janë dakord me propozimin tim”, shtoi Obama. Zgjedhjet ne SHBA
Prioritetet e Obamës
Përse amerikanët besuan Obamën?
Si fitoi Barack Obama