Obama dhe Bush: Tranzicion pa probleme

Ne fjalimin e perjavshem te Partise Demokrate, zoti Obama i beri dje thirrje Kongresit te miratoje paketen ekonomike sa me shpejt qe te jete e mundur. Ai po keshtu beri publike prioritetet e tij ne lidhje me permiresimin e ekonomise.
“Ne total ne kemi humbur 1.2 milione vende pune kete vit dhe me shume se 10 milione amerikane jane te papune. Miliona familje luftrojne per te paguar faturat. Raportimet e zymta ekonomike qe na vijne tregojne se po perballemi me sfidat ekonomike me te medha te diteve tona”, eshte shprehur Obama.
Presidenti Bush, gjate fjalimit te tij te perjavshem radiofonik tha se ai do te bente cdo gje qe kishte ne dore per te ndihmuar zotin Obama.
"Ky do te jete tranzicioni i pare i pushtetit ne kohe lufte, qe prej 4 dekadash. Administrata ime do te punoje pa pushim per te siguruar qe presidenti i ardhshem dhe ekipi i tij te fillojne menjehere punen”, tha Bush.
Ai theksoi se Shtepia e Bardhe dhe agjencite federale po punojne prej me shume se nje viti ne menyre qe presidenti i ardhshem te kete mundesi te veproje me shpejtesi pas betimit.