Obama e Medvedev: Te leme pas ndarjet

“Dy presidentet rane dakord se jane te dy lidere te nje gjenerate te post-luftes se ftohte dhe se kane nje mundesi unike per te krijuar marredhenie te mira mes dy vendeve”, thuhet ne komunikaten e Shtepise se Bardhe.
Gjate bisedes Obama e Medvedev e kane vene theksin edhe tek rendesia e bashkepunimit mes fuqive te medha per te zgjidhur krizen ekonomike globale.
Presidenti Obama po sinjalizon ne keto dite te para te punes se tij ne Shtepine e Bardhe, synimin e tij per te ndryshuar politikat e parardhesit te tij, George W. Bush.
Mbetet per t’u percaktuar qendrimi i Obames ndaj projektit te mburojes anti-rakete, nje nga faktoret kryesore qe ndau Mosken dhe Uashingtonin.
Nderkohe, ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov ka bere te ditur se Obama dhe Medvedev mund te takohen ne Londer, ku do te marrin pjese ne punimet e sajmitit te G-20.