E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kerkon revanshin

Presidenti amerikan, Barak Obama ka akuzuar Mitt Romneyn se është treguar i pandershëm, pas debatit televiziv që shumica e vëzhguesve ia atribuan fitoren rivalit të tij republikan.

Duke folur në Denver të Kolorados, zoti Obama i kërkoi rivalit të tij që të tregonte "të vërtetën" mbi politikat që ai ndjek.

Një total prej 67.200.000 personash ndoqën debatin e së mërkurës, njoftoi Nielsen TV.

Organizuesit e fushatës së zotit Obama kanë thënë se do të ketë disa riparime për sa i përket strategjisë që do të ndiqet deri në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Një sondazh i Reuters / Ipsos Zgjedhjet ne SHBADebati, kritika Obamës Debati, Romney superior Obama drejt rekordit, 1 mld USD për fushatë të enjten sugjeron se Romney kishte një vlerësim pozitiv neto për herë të parë nga fillimi i fushatës presidenciale.

Sondazhi tregoi se 51% e votuesve e shihnin atë pozitivisht, ndërsa Obamën rreth 56%. Republikani parakaloi presidentin në temat sic janë ekonomia, krijimi i vendeve të punës dhe menaxhimi i deficitit.

Zgjedhjet ne SHBA
Debati, kritika Obamës
Debati, Romney superior
Obama drejt rekordit, 1 mld USD për fushatë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›