E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama leter Sejdiut Kosova me ty arriti progrese

Prishtine 6 tetor NOA - Ju uroj per lidershipin dhe sherbimin ne interes te vendit tuaj si Presidenti i Pare i Republikes se Kosoves se pavarur. Kosova ka arritur progrese te medha gjate mandatit tuaj per te cilat Ju dhe shteti juaj duhet te krenoheni.

Me keto fjale te shkruara ne nje mesazh te vecante presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama i eshte drejtuar ish-presidentit te Republikes Fatmir Sejdiut.

Duke e falenderuar per kontributin e dhene si president i Kosoves Obama ka vleresuar se Sejdiu ka rolin e tij te pashlyeshem ne ecurine e shtetit me te ri te botes.

Ne emer te popullit amerikan ju shpreh falenderimet e mia me te thella per kontributin qe ju keni dhene per te forcuar miqesine ne mes te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Kosoves gjate mandatit tuaj si President dhe vertet gjate tere karrieres suaj ka shkruar Obama nder te tjera.

Duke perfunduar se Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbesin te perkushtuara per te punuar me pasardhesin tuaj dhe me perfaqesuesit e zgjedhur te Kosoves per te vazhduar progresin e arritur gjate mandatit tuaj me qellim te arritjes se qellimit tone te perbashket per integrimin e plote te Kosoves ne komunitetin euro-atlantik.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›