E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mëson Gangnam Style

Presidenti amerikan Barack Obama priti në Shtëpinë e Bardhë presidenten e sapozgjedhor të Koresë së Jugut, Park Geun-hye.

Në përfundim të takimit, dy liderët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, kur presidenti amerikan nuk nguroi të informonte homologen koreano-jugore se kishte mësuar të kërcente Gangnam Style.

Obama vlerësoi arritjet e bëra nga Koreja e Jugut ndër vite dhe nënvizoi se si vec teknologjisë, edhe kultura koreano-jugore po bëhet e famshme në të gjithë botën.

Vajzat e mia më mësuan të kërcej edhe Gangnam Style, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›