E Martë, 10 Nëntor 2026

Obama nis fushatën për Kamala Harris, të enjten do të shfaqet në Pitsburg

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, do të bëjë fushatë për zëvendëspresidenten e vendit dhe kandidaten demokrate për president Kamala Harris deri në zgjedhjet e 5 nëntorit, shkruan Washington Post.

Obama do të nisë fushatën e tij të enjten në Pittsburgh, sipas një zyrtari të lartë të fushatës, i cili foli në kushte anonimiteti.

Obama dhe gruaja e tij, Michelle, ofruan zyrtarisht mbështetjen e tyre për kandidaturën e Harris korrikun e kaluar./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›