E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, njeriu i vitit nga “Time”

Revista “Time” ia ka dhene cmimin e saj te pervitshem “Personi i Vitit” presidentit te ri te SHBA, Barack Obama.

“Zotit Obama iu dha ky titull pasi pati guximin qe ne nje moment te zymte te paraqiste nje plan ambicioz per te ardhmen”, thote revista amerikane.

Ne edicionin on line te saj shkruhet se, “shefi i ri i Shtepise se Bardhe ka treguar aftesite e tij qe i kane bere amerikanet te shpresojne se ai mund ta shkepuse Ameriken nga problemet”.

Revista prestigjoze u tha lexuesve te saj se, mundesite qe ata te cuditeshin nga vendosja e fotos se Obama ne kopertine ishin shume te pakta.

“Ai dominoi skenen publike sa qe beri te harrohej se deri dy vjet me pare gjysma e Amerikes nuk kishte degjuar te flitej per te”, shkruan “Time”.

Vitin e kaluar fitues i cmimit u shpall presidenti i atehershem rus, Vladimir Putin.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›