E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama optimist per ekonomine amerikane

Presidenti amerikan Barak Obama parashikon qe ne tremujorin e fundit te ketij viti ekonomia e vendit te rritet.

Ne nje interviste dhene per televizionin Fox, nga Kina Obama eshte shprehur se misioni i pare i administrates se tij ishte qe te normalizohej situata ekonomike dhe kriza financiare ndersa tashme ka ardhur koha per hapa pozitive.

“Sic jeni edhe vete deshmitare ne tremujorin e trete te 2009 prodhimet amerikane pesuan nje rritje prej 3.5 perqind duke kaluar cdo parashikim tonin. Por problemi madhor tashme mbetet papunesia e cila ka prekur shifrat prej 10 perqind”, ka perfunduar Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›