Obama, pas endrres vijne sfidat

Qindra mijera amerikane festuan zgjedhjen e tij ne Cikago, Uashington e Nju Jork, nderkohe qe sot situata eshte qetesuar disi.
Analistet e konsiderojne fitoren e Obama si nder me te pastren e regjistruar ndonjehere. Por pas endrres, fituesi i zgjedhjeve duhet te shohe problemet qe ka vendi. Nje prej sfidave kryesore me te cilen do te perballet ai eshte rimekembja e ekonomise. Analistet thone se 2009-a do te jete viti me i veshtire per ekonomine.
Pervec kesaj, presidentit te ri do t’i duhet te bashkoje SHBA, si dhe te zgjidhe ceshtje te ndryshme nderkombetare.
Nje tjeter detyre interesante per te do te jete zgjedhja e stafit. Aktualisht Obama po perpiqet qe te shmange gabimin e Clinton, qe edhe pas 20 janarit nuk e kishte gati qeverine e tij. Per momentin nuk ka ndonje emer konkret per sekretaret, por flitet se presidenti me ngjyre do te zgjedhe edhe persona me prirje republikane.
Nderkohe, ne SHBA u zhvilluan edhe zgjedhjet per Senatin, ku demokratet nuk arriten te merrnin 60 vende per te dominuar plotesisht ndaj republikaneve, por kane mbi 50 dhe gjithesesi jane fitimtare.