E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama per papunesine

Presidenti Obama deklaroi se do te duhen muaj per te dale nga kriza ekonomike. Ai i beri komentet pas publikimit te informacioneve te reja qe tregojne se papunesia ne Shtetet e Bashkuara arriti nivelin me te larte ne 26 vjetet e fundit. Zoti Obama e quajti rritjen e madhe te papunesise nje fakt qe te ben te mendohesh. Te dhenat e publikuara nga Departamenti amerikan i Punes tregojne se ne muajin qershor ekonomia amerikane humbi 467 mije vende pune. Te dhenat gjithashtu evidentojne se gjate muajit qershor ne te gjithe vendin pati 14,7 milion te papune, nje e treta e te cileve prej te pakten 6 muajsh. Kjo e çon nivelin e papunesise ne vend ne 9,5 per qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›