E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama pret liderin e pare te huaj

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama u takua me kryeministrin e Japonise, Taro Aso ne Shtepine e Bardhe. Aso eshte lideri i pare i huaj qe u takua me presidentin Obama ne Shtepine e Bardhe qe kur ai e mori zyren ne 20 janar. Presidenti Obama i ka thene kryeministrit Aso se aleanca ndermjet Japonise dhe Shteteve te Bashkuara eshte "gurthemel i sigurise ne Azine Lindore", dhe se ai deshiron qe edhe me tej t'i forcoje marredheniet. Dy lideret pritet te diskutojne menyrat per shpetimin e ekonomive amerikane dhe japoneze, dy ekonomive me te medha ne bote, qe jane prekur rende nga kriza globale financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›