Obama rizgjidhet president

Presidentit amerikan Barak Obama nuk iu desh të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Ai do të udhëheqë Shtetet e Bashkuara edhe për katër vitet e ardhshme, me premtimin se “më e mira ende nuk ka mbërritur”.
Pas një beteje të fortë, që thuajse ndau Shtetet e Bashkuara, Obama garantoi se do të bashkëpunojë me kundërshtarët. Ai tejkaloi 270 votat e nevojshme elektorale të Kolegjit Zgjedhor me fitoren në Ohio e më pas atë në Virginia, dy shtete të lëkundura, që çuan në 303 votat e tij elektorale. Ndërsa kundërshtari i tij republikan, Mitt Romney, mori 206.
Me numërimin e 50 shteteve, përveç Florida-s, Barak Obama mori 60.199.510 vota apo 50.4% dhe kundërshtari i Zgjedhjet ne SHBAObama kthet në Uashington Europa mirëpret ObamënSfidat globale të Obamas tij 57.475.358 apo 48.1%. Në Florida, ku janë numëruar 97% e votave, Obama kryeson me 50%, 1 pikë% më shumë se kundërshtari Mitt Romney, që qëndron në 49%.
Shtetet Wisconsin, New Hempshire, Iowa dhe Colorado, sipas llogaritjeve të CNN, u ngjyrosën me blu. Mijëra mbështetës me lotë në sy e përshëndetën presidentin në Chicago, i cili i falënderoi për zgjedhjen që vendi të vazhdojë të ecë përpara, por duke paralajmëruar se beteja për ndryshimin e kërkuar prej tyre, mbetet ende e vështirë.
“Sonte në këto zgjedhje ju, populli amerikan, na kujtuat ne se, megjithëse rruga jonë ka qenë e vështirë, megjithëse udhëtimi ka qenë i gjatë, ne u ngritëm, luftuam sërish dhe e dimë në zemrat tona se, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës më e mira nuk ka ardhur ende”.
Ai i cilësoi argumentet politike të demokracisë në Amerikë, si pjesë të rëndësishme të proçesit.
“Ne mund ta mbërthejmë së bashku të ardhmen, sepse nuk jemi te ndarë siç sugjeron politika jonë, nuk jemi cinikë siç besojnë ekspertët. Jemi më tepër se shuma e ambicieve individuale dhe mbetemi më shumë se një koleksion shtetesh të kuq apo blu. Ne jemi dhe gjithnjë do të jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Po me të njëjtën frymë ishte dhe fjalimi i republikanit Mitt Romney në Boston, i cili u tha përkrahësve, shumë prej tyre të dëshpëruar, se i kishte telefonuar presidentit Obama për ta përshëndetur.
Fjalët e tij ishin të zgjedhura, duke përmendur se kjo fushatë mori më të mirën e tij, familjes, kandidatit të zgjedhur për postin e zv-presidentit, Paul Ryan, dhe të gjithë njerëzve që e ndihmuan.
“Kjo është një kohë sfidash të mëdha për Ameriken dhe unë lutem, që presidenti të jetë i suksesshëm për ta udhëhequr vendin tonë”.
Më 6 nëntor, amerikanët votuan për të zgjedhur 435 anëtaret e Dhomës së Përfaqësuesve, që mbeti nën kontrollin e republikanëve dhe një të tretën e Senatit me 100 anëtarë, që ruajti dominimin e demokratëve.
Sfida e parë, me të cilën përballet Presidenti Barak Obama, kur Kongresi t’i kthehet punës javën e ardhshme, ka të bëjë me atë që është pagëzuar si “shkëmbi fiskal”, paketa e rritjes së menjëhershme të taksave si dhe reduktimin e shpenzimeve të brendshme dhe atyre të mbrojtjes. Ekonomistët paralajmërojnë se kjo masë, e cila parashikohet të arrihet në janar, nëse ligjvënësit bien dakort, mund ta kthejë sërish vendin në reçension.
Ekonomia e brishtë amerikane, me një papunësi që luhatet në 7.9%, konsiderohet si një nga çështjet me të rëndësishme nga gjashtë në 10 votues, megjithëse pjesa më e madhe e tyre fajëson George W Bush për rënien ekonomike.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e ulët, krahasur me katër vite më parë. Të paktën 117 milionë persona votuan në 2012-n, ndërsa 131 milionë në 2008-n. Pjesëmarrja ishte e ulët në disa shtete, përfshi Texas, apo ato që shtrihen në brigjet lindore të goditura nga uragani Sandy.
Udhëheqësit ndërkombëtarë përshëndetën Presidentin amerikan Barak Obama, përfshi këtu Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili kishte thyer çdo protokoll, duke deklaruar përkrahjen për republikanin Romney. Ai i tha Obama-s se do të punojë me të, për të garantuar interesat jetësore për sigurinë e shtetasve izraelitë.
Me fitoren e mandatit të dytë, edhe familja e Obama-s në Kenia mori frymë lirisht. Gjyshja e tij, Sara, nisi të kërcejë e të këndojë bashkë me dhjetra njerëz në fshatin Kogelo, për të festuar fitoren e të nipit, as më pak e as më shumë, por President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.