Obama, shpalosë strategjinë për Lindjen e Mesme

Presidenti Barak Obama do të mbajë një fjalim, javën e ardhshme, ku do të shpalosë strategjinë e tij për Lindjen e Mesme pas vrasjes së Osama bin Ladenit dhe kryengritjeve në botën arabe, njoftoi Reuters.
Zëdhënësi i Stëpisë së Bardhë, Xhej Karnei, tha se presidenti Obama mund te mbajë fjalimin e tij "së shpejti", por nuk dha detaje te tjera.
Shtetet e Bashkuara kanë pasur qasje të ndryshme ndaj kryengritjeve në mbarë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën veriore.