Obama takon drejtuesit e Kongresit per nderhyrjen ne Siri
Presidenti Barack Obama tha se ka besim se Kongresi do ta votoje pro rezolutën me te cilen do te autorizohet ndërhyrja ushtarake në Siri. Ai e bëri deklaraten në fillim të një takimi me udhëheqës të Kongresit.
“Plani që është hartuar nga shefat e ushtrisë dhe që unë mendoj që është ai i duhuri, është proporcional, i kufizuar, nuk përfshin trupa në terren. Nuk është Irak dhe as Afganistan. Ky është një hap i kufizuar dhe proporcional që do t’i dërgojë një mesazh të qartë jo vetëm regjimit të Assadit, por edhe vendeve të tjera që mund të jenë të interesuar të sfidojnë disa nga këto norma ndërkombëtare, se kjo sjell pasoja”.
Presidenti Obama ka kërkuar miratimin e kongresit para se të ndërmarrë një goditje ushtarake ndaj Sirisë si ndeshkim për përdorimin e armëve kimike ndaj civilëve. Senatorët republikanë John McCain dhe Lindsey Graham, dy përkrahës së idesë se një ndërhyrjeje të fuqishme kundër Sirisë, u takuan me presidentin në Shtëpinë e Bardhë.
“Nëse Kongresi nuk e miraton një rezolutë të tillë, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara është angazhuar se do të veprojë, pasojat do të ishin katastrofike pasi besueshmëria e këtij vendi si me miqtë ashtu edhe me armiqtë do të dëmtohej, dhe kjo nuk do të kishte pasoja vetëm për këtë administratë, por edhe për administratat e ardhshme."
Senatorët McCain dhe Graham kritikuan administratën e zotit Obama që nuk veproi më herët në Siri. Ata thanë se ushtria siriane ka marrë armë nga Rusia dhe Irani për dy vjet, duke e bërë luftën të pabarabartë.