Obama thirrje per krizen e borxhit

Presidenti amerikan ka bërë edhe një herë thirrje për arritjen e një kompromisi politik mes dy partive për t’i dhënë zgjidhje krizës së borxhit, tre ditë para bllokimit të cdo pagese.
Presidenti kërkon reduktimin e deficitit dhe rritjen e tavanit të borxhit, por që nuk ka gjetur miratimin e republikanëve.
“Ka mënyra të shumta për ta zgjidhur problemin. Kongresi duhet të gjejë pika të përbashkëta për hartimin e një plani që do të mbështetej nga të dyja partitë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Ky duhet të jetë një plan që unë mund të nënshkruaj ditën e martë”, u bëri thirrje demokratëve dhe republikanëve në Kongres, presidenti amerikan, Barak Obama.