E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama tjeter arrestim per letrat me helm

Një person është arrestuar në shtetin amerikan të Misisipit, në lidhje me dërgimin e letrave me helm në adresë të presidentit Barack Obama, një senatori dhe një gjyqtari.

Everett Dutschke është ndaluar në shtëpinë e tij në lokalitetin Tupelo, rreth orës 01:00 me orën lokale, rreth 08:00 me tonën, nga sherifët federalë. Sipas njoftimeve të autoriteteve amerikane, shtëpia dhe zyra e punës e personit në fjalë ishin kontrolluar më herët nga agjentët. Dyshohet se ai ka lidhje me një person ndaj të cilit më parë janë ngritur akuza të ngjashme, për dërgimin e letrës me helm edhe ndaj një gjyqtari e një senatori. Ricin, lënda e vendosur në letrat e dërguara, është një proteinë natyrale që gjendet në bimbët e vajit të kastorit dhe që është tej mase toksike. Ajo është 6 mijë herë më helmuese se cianuri. Më herët gjatë muajit, shërbimet e sigurisë të presidentit amerikan zbuluan substancën e dyshimtë në një letër që i ishte adresuar shefit të Shtëpisë së Bardhë. Shërbimet sekrete thanë se letra me substancë të dyshimtë u gjet në një kuti postare ku Shtëpia e Bardhë tërheq letrat. FBI njoftoi se në testimet e para për të rënë në gjurmët e substancës ishte gjetur përqindje e lartë e ricinit. Letra kishte mbërritur ditën e martë më 16 prill, në të njëjtën ditë kur u zbulua edhe letra me përmbajtje toksike drejtuar senatorit Roger Wicker.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›