E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, urdhër ekzekutiv për Jemenin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv, që lejon sanksionimin e njerëzve dhe entiteteve që bëjnë përpjekje të minojnë transicionin politik në Jemen.

Urdhri lejon Departamentin e Thesarit të ngrijë asetet në SHBA të atyre që “kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Jemen”.

Jemeni është partner kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën e tyre kundër terrorizmit.

Zyrtarët amerikanë druajnë se paqëndrueshmëria politike në shtetin e Gadishullit Arabik mund t`iu ofrojë mundësi degëve të Al Kaidës të zgjerojnë ndikimin e tyre.

Udhëheqësi veteran i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga posti i presidentit në muajin shkurt.

Ai ka sunduar vendin për më shumë se 33 vjet, para arritjes së marrëveshjes për dorëzimin e përgjegjësive, si mënyrë për t`iu dhënë fund protestave anti-qeveritare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›