Obama uron Jahjagën për festën e Bajramit
Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.
Në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell ju dhe popullit të vendit tuaj dëshirat më të mira me rastin e festës së madhërishme të Fitër Bajramit, thuhet në fillim të urimit të zotit Obama.
Pastaj theksohet se gjatë muajit të kaluar, Myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë ndarë në mes vete traditën e Ramazanit me familjet dhe miqtë e tyre, duke marrë forcë nga feja e tyre dhe duke i ndihmuar ata me më pak fat. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit ishte një kohë e ripërtëritjes për komunitetin mysliman të vendit tuaj.
Zoti Obama uron paqe, shëndet dhe prosperitet në vitin në vijim dhe përfundon me përshëndetjen Me fat Bajrami!