Obama vlerëson progresin e Afganistanit

Presidenti Obama ka përgëzuar homologun e tij afgan, Hamid Karzai mbi progresin që ka arritur vendi.
Ndërkohë, vetë presidenti afgan falenderoi shefin e Shtepisë së Bardhë dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre ndaj Kabulit.
Obama ndodhet në Afganistan në vizitën e tij të parë në këtë shtet qysh prej ardhjes në pushtet, vizitë kjo e mbajtur sekret, ku edhe presidenti Karzai ka mësuar për vizitën e tij vetëm 60 minuta para mbërritjes së Obamës.