Obama voton
Kandidati demokrat per president te SHBA-se Barak Obama votoi ne Çikago, qytetin ne te cilin u be i njohur dhe e ka zgjedhur si senator. Ai shoqerohej nga gruaja Mishel dhe dy vajzat e tij Malia dhe Natasha, te cilave u ka shpjeguar procesin e votimit. 47-vjeçari Obama, nese zgjidhet do te behet presidenti i pare afrikano-amerikan ne historine amerikane. Anketat e kane treguar ate favorit ndaj republikanit John Mekein. Pas perfundimit te procesit te votimit, nje turme prej dhjetera vetash kane pershendetur favoritin kryesor duke i uruar fitore.