Odegaard e Haaland udhëheqin Norvegjinë, “poker” Izraelit

Raundi i dytë i ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026: Norvegjia vazhdon të fitojë në Grupin I, duke mundur Izraelin 4-2 në Hungari. Abu Fani në fillimin e pjesës së dytë (55′) i përgjigjet golit të Wolfe (39′), më pas Sorloth (59′), Ajer (65′) dhe Haaland (83′) i japin skandinavëve tri pikët. Goli i Turgeman në limitet e sfidës ishte për statistikë. Odegaard ishte një nga lojtarët që me ndikimin e tij në fushën e lojës e bëri dhe më të lehtë fitoren e norvegjezëve.
Një 3-2 i çmendur për Estoninë në Moldavi, me një të përjashtuar nga secila anë.
Në grupin J, Kazakistani mori tri pikët duke mposhtur Lihtenshtejnin me rezultat 2-0 falë golave të Samorodov në minutën e 42-të dhe Marochkin në minutën e 45-të.
Në grupin L, “poker” i Çekisë, 4-0 ndaj Gjibraltarit me golat e Cerny (21′), Schick (50′), Suic (72′) dhe Kliment (95′). Kombëtarja e Wiseman shkon në 6 së bashku me Malin e Zi, i cili mundi Ishujt Faroe 1-0 falë golit të Kuc në minutën e 96-të.