Ofendime e përçarje në ‘The Voice'

Juria e ‘The Voice’ në Angli e përbërë nga Danny O’Donoghue, Tom Jones, Jessie J dhe Will.a.im është përfshirë në sherr me producentët e spektaklit.
Gjatë betejave, Danny, Jeesie dhe Will kanë përdorur fjalë ofenduese të cilat nuk janë transmetuar por janë dëgjuar nga publiku i pranishëm më sallë. Kjo gjë i ka irrituar shuam producentët.
“Trajnerëve u është kërkuar që të kontrollojnë shprehjet sepse ky spektakël ndiqet edhe nga fëmijët. Por, ndonjëherë ata përfshihen aq shumë saqë nuk mund të kontrollojnë veten she përdorin edhe të shara. Kjo gjë po u shkakton kokëdhembje producentëve”, ka zbuluar një burim.
Të shtunën mbrëma, të pranishmit kanë dëgjuar këgnëtarin Danny O’Donoghue duke e quajtur kolegun e tij Will një, “idiot të fëlliqur” gjë e cila nuk është transmetuar.
Në sherr me njëri tjetrin janë përshirë edhe Jessie J dhe Will.i.am të cilët kanë përdorur fjalë ofendueses ndaj njëri tjetrit sa i përket përzgjedhjes së këngës që ky i fundit kishte bërë për artistët Liam Tamne dhe John Pritchard nga grupi i tij.
Sipas burimeve, producentët e ‘The Voice’ po brengosen se kur të fillojnë transmetimet direkte, ata do të kenë shumë problem të menaxhojnë situatën nëse ndonjëri nga ta përfshihet sërish në sherr me njëri tjetrin./Indeksonline/