Ofensiva në Rripin e Gazës, Netanyahu: Synon të gjithë Gazën, ushtria do rrijë me kohë të papërcaktuar

Kryeministri Benjamin Netanyahu deri më tani nuk ka arritur të arrijë qëllimin e tij për të shkatërruar Hamasin ose për të kthyer të gjithë pengjet, me gjithë më shumë se një vit luftë brutale në Gaza.
Benjamin Netanyahu ka deklaruar se plani izraelit i ofensivës ushtarake që ka si qëllim të përfshijë gjithë Rripin e Gazës do të jetë intensiv dhe trupat do të qëndrojnë atje për një kohë të paspecifikuar.
Kryeministri izraelit thotë se forcat e IDF nuk do të fillojnë sulmet dhe më pas do të braktisin territorin, por pritet të ndodhë e kundërta.
Nga ana e tyre, zyrtarët izraelitë bëjnë të ditur se plani i sapo aprovuar i ofensivës do të zhvendoste popullsinë civile të Gazës në jug dhe për të
Ministrat e kabinetit izraelit miratuan planin e ofensivës të hënën në mëngjes, disa orë pasi u njoftua se do të thirren mijëra ushtarë rezervë.
Vendimi i Izraelit për të pushtuar të gjithë Gazën mund të nënkuptojë se do të ketë shumë vite të tjera luftimesh për të arritur qëllimet e tij, transmeton Sky Neës.
Zyrtarët thonë se plani do të ndihmojë në këto qëllime lufte, por gjithashtu do të shtyjë qindra mijëra palestinezë në jug të Gazës, duke përkeqësuar një krizë tashmë të rëndë humanitare.
Kombet e Bashkuara ka hedhur poshtë planin, duke thënë se do të linte pjesë të mëdha të popullsisë, përfshirë më të prekurit.
Sipas ministrisë së shëndetit të drejtuar nga Hamasi, më shumë se 52 mijë palestinezë janë vrarë që kur IDF filloi ofensivën tokësore në territorin me popullsi të dendur. Kjo pasoi sulmet vdekjeprurëse të Hamasit ndaj Izraelit, i cili vrau 1.200 njerëz dhe mori 250 njerëz.
/rtsh.al/