Ofrim parash në këmbim të votave ndaj PSD, SPAK regjistron procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”

SPAK ka regjistruar procedim penal për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Sipas SPAK, një grup personash kanë premtuar e ofruar shuma monetare votuesve në njësinë administratoive Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të Partisë Social Demokrate.
Në kërkim është shpallur kryeplaku i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa është vënë në pranga një tjetër person, i kapur në flagrancë.
Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale personat, të cilëve morën shumat monetare, në këmbim të votave të tyre për subjektin politik.
Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
/rtsh.al/