E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa FRD gati per garen e qershorit

Fryma e Re Demokratike është gati të vijojë garën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu ka deklaruar numri dy i kësaj force politike, Gazmend Oketa.

Pas mbledhjes së kryesisë, ai tha theksuar se FRD-ja do të sjellë klimë të re në politikën shqiptare. Oketa ka akuzuar dy partitë kryesore se po përpiqen që përmes presioneve të frenojnë anëtarësimin në këtë forcë politike.

“Konstatoj me kënaqësi se ka një fluks të konsiderueshëm anëtarësimesh pavarësisht klimës së vështirë që përpiqen forcat politike që përmes presioneve për shkak të punësimeve në administratë dhe biznese , të frenojnë fluksin e anëtarësimeve. Me kënaqësi konstatoj se FRD është e gatshme të hyjë në zgjedhjet dhe të bëjë diferencën me partitë që tejzgjatën tranzicionin”, deklaroi Oketa.

Ai e cilësoi janarin si muaj intensiv dialogu me qytetarët, ku do të diskutohen dhe pikat kryesore të programit të FRD-së, e cila do të angazhohet që gjatë këtij 6-mujori do të punojë për afrimin e vendit me BE.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›