Oklahoma, e vetmja skuadër e pamposhtur në NBA! Fitore bindëse të Lakers e Phoenix, ndalen për herë të parë Bulls e Spurs

SHBA - Skuadra kampione në fuqi, Oklahoma City Thunder, vazhdon marshimin perfekt në fillim të sezonit në NBA. Thunder regjistroi fitoren e shtatë radhazi, duke mposhtur me rezultatIN 137-106 ekipin e NeW Orleans Pelicans. Tetë lojtarë të Oklahomës realizuan mbi 10 pikë, ndërsa më i miri në parket ishte Shai Gilgeous-Alexander me 30 pikë, që udhëhoqi ekipin drejt një tjetër performance mbresëlënëse.
Ndërkohë, Chicago Bulls pësoi humbjen e parë të sezonit, pasi u mund 128-116 nga New York Knicks. Heroi i ndeshjes ishte Jalen Brunson, që udhëhoqi Knicks me 31 pikë dhe lojë të shkëlqyer në organizim.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Philadelphia 76ers, që triumfoi në transfertë ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 129-105. Dyshja Kelly Oubre Jr. dhe Tyrese Maxey kombinuan plot 55 pikë, duke qenë shtylla kryesore e suksesit të ekipit.


Los Angeles Lakers arritën fitoren e tretë radhazi, pasi mundën Miami Heat me rezultatin 130-120 në një përballje të fortë mes dy skuadrave pretendente. Luka Doncic ishte protagonist absolut, duke realizuar një “triple-double” me 29 pikë, 11 rebound dhe 10 asistime, ndërsa Austin Reaves shtoi 26 pikë për kalifornianët.
Në anën tjetër, San Antonio Spurs pësuan humbjen e parë sezonale, pasi u mposhtën 130-118 nga Phoenix Suns. Devin Booker, me 28 pikë, udhëhoqi skuadrën vendase drejt një fitoreje të merituar.
Ndërkohë, Cleveland Cavaliers u rikthyen te suksesi, duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin 117-109, falë një paraqitjeje spektakolare të Donovan Mitchell, i cili shënoi 37 pikë.
Rezultatet e NBA:
Oklahoma – New Orleans, 137-106
Brooklyn – Philadelphia, 105-129
Charlotte – Utah Jazz, 126-103
Cleveland – Atlanta, 117-109
Toronto – Memphis, 117-104
New York – Chicago, 128-116
Phoenix – San Antonio, 130-118
Lakers – Miami, 130-120
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Luka Donçiç lë pas legjendën e NBA, shënon 165 pikë në katër ndeshje

LA Lakers fituan 130-120 kundër Miami Heat në NBA dhe Luka Donçiç ishte më i miri i vendasve me 'triple-double', 29 pikë, 11 kërcime në tabele dhe 10 asistime.
Ky ishte 'triple-double' i parë në këtë sezon për Donçiç dhe i 83 në karrierë. Por ajo që bie më shumë në sy është numri i pikëve të shënuar nga basketbollisti slloven në këto ndeshje të para dhe duke shkruar emrin në librin e artë të historisë së NBA.
Luka Donçiç në 4 ndeshje ka shënuar 165 pikë personale, duke lënë pas legjendën e NBA, Jerry West që në sezonin 1969-70 shënoi 154 pikë në 4 ndeshje. Më mirë se Donçiç ka bërë vetëm Wilt Chamberlain me 213 pikë të shënuara në 4 ndeshje në sezonin 1962-63.
Në vendin e tretë në këtë klasifikim të veçantë është pikërisht Kobe Bryant me 146 pikë në sezonin 2005-06.
S.Dh
S.Dh
Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★


Lajme të tjera
-
SHBA-të miratojnë shitjen e 500 raketave ‘Patriot’ për Ukrainën, vlera arrin në 2.1 miliardë dollarë
30 Tetor, 21:28 -
Investigimi i Mother Jones: Si po përpiqet Fatmir Mediu të përdorë lidhjet me republikanët në SHBA për 'Gërdecin', bashkë me Berishën dyshohet se ndihmuan në mbledhjen e fondeve për Ken Paxton
30 Tetor, 19:10 -
Konflikti SHBA-Iran/ Katari ‘lëviz’ për marrëveshje, takime në Teheran
30 Tetor, 16:52 -
Samiti i G20 në Atlanta/ Rubio dhe Lavrov në të njëjtën tryezë, evropianët refuzojnë foton familjare
30 Tetor, 15:48 -
Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë
30 Tetor, 14:38 -
Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të përfundojë së shpejti, kërkojmë garanci që Teherani të mos ketë kurrë armë bërthamore
30 Tetor, 14:35 -
Papa Leone XIV drejt një momenti historik, emri i tij në listën e votuesve për zgjedhjet afatmesme në SHBA! Do të votojë nga Vatikani me postë
30 Tetor, 11:52 -
Momenti viral me Dua Lipën, tifozi i famshëm bën foto me këngëtaren shqiptare pa e ditur kush është ajo!
29 Tetor, 16:49 -
Flávio Bolsonaro largohet drejt SHBA-së, sfidon Lulën: U arratisa për hir të Brazilit, do të organizoj opozitën nga Amerika
29 Tetor, 15:12 -
U largua drejt SHBA-së pas humbjes së zgjedhjeve, Bolsonaro: Jam lider legjitim i Brazilit
29 Tetor, 13:59 -
Prej 64 vitesh në fuqi, Asambleja e OKB i jep fund embargos së SHBA-ve ndaj Kubës! 25 shtete abstenojnë, mes tyre edhe Shqipëria
28 Tetor, 22:04 -
Amerika përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Demokratët kryesojnë në sondazhe
28 Tetor, 17:40