E Hënë, 2 Nëntor 2026

Olav Kooij, fitues i etapës së 12-të

Olav Kooij është fituesi në metrat e fundit përpara finishit të etapës së dymbëdhjetë të Giro d’Italia 2025. Bëhet fjalë për etapën që është nisur nga Modena për të përfunduar në Viadana. 172 kilometra e gjatë dhe një etapë e përshtatshme për çiklistët e shpejtësisë.

Sprintieri holandez ka përmbysur dhe ka djegur në metrat e fundit të etapës bashkatdhetarin Kasper Van Uden, që kishte gjatë i shkëputur nga grupi i madh i pedaluesve. I treti në mbërritje ishte britaniku Ben Turner, i katërti danezi Mads Pedersen. Më i miri i çiklistëve italianë në këtë etapë ishte Mateo Mosketi, që erdhi i dhjeti për nga radha në finish.

Meksikani Isak Del Torro në përfundim të etapës së dymbëdhjetë të Giro d’Italia 2025 mbetet kryesuesi i renditjes së përgjithshme individuale e në të njëjtën kohë mbajtësi i fanellës rozë. Një pjesë e etapës është përshkruar nga shkëputja e tre pedaluesve. Pikërisht të Xhiosue Epis, Andrea Pietrobon dhe Manuele Taroci.

Të tre së bashku arrijnë një avantazh nga grupi i madh i ndjekësve prej 2’15”. I fundi që bie nga ky grup dhe që kapet nga pjesa tjetër e çiklistëve është Pietrobon, ndërsa është kapur përpara finishit, teksa kishin mbetur 25 kilometra nga fundi i etapës.

Në përfundim Olav Koj firmos fitoren e tij të parë në Giro d’Italia 2025, kurse etapa e trembëdhjetë do të ketë për itinerar Rovigo – Vinçenca 180 kilometra e gjatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›