E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Garoj per kreun e PD-se

Deputeti Sokol Olldashi ka konfirmuar në një deklaratë për shtyp të mbajtur paraditen e së martës synimin e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“I jam drejtuar kryesisë së PD për t’u regjistruar për garën për kryetar. Futem në garë me dëshirën për të përfaqësuar militantët, përkrahësit dhe anëtarët e PD-së”, ka deklaruar Olldashi. Ministri në detyrë i Transporteve ka shprehur ambicjen e tij për ta sjellë PD-në në pushtet, sikurse ndodhi në vitin 2005, kur kjo parti fitoi bindshëm zgjedhjet. “Do të punoj për ndërtimin e themeleve të kësaj partie, për të kaluar Do të punoj për ndërtimin e themeleve të kësaj partie, për të kaluar nga opozitë sot në shumicë nesër

Sokol Olldashi
Deputet i PD nga opozitë sot në shumicë nesër. Shumica e shqiptarëve ende besojnë tek morali për të çuar gjërat përpara”, ka shtuar Olldashi, një ditë pas takimit me kryetarin e dorëhequr Sali Berisha. Posti i kryetarit të Partisë Demokratike është vakant që nga dorëheqja e kryeministrit në detyrë, Berisha, pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit. Berisha e ka përsëritur disa herë publikisht, pas dorëheqjes, se ai nuk do të ndërhyjë te strukturat në bazë për t’i orientuar se cilin kandidat të mbështesin dhe se strukturat duhet të jenë në dispozicion të secilit prej tyre. Po ashtu, Berisha ka pohuar se do të pranojë atë që del fitues nga kjo garë, ku për herë të parë në historinë e PD-së kryetari do të zgjidhet nga anëtarësia. Krahas Olldashit ka gjasa që të garojë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjithësesi, ky i fundit kur është pyetur në ditët e fundit nga gazetarët i ka shmangur përgjigjet për një kandidim eventual të tij për lidershipin e partisë më të madhe të opozitës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›