Olldashi Rama genjen per xhamine

Ministria e Transporteve akuzon kryetarin e Bashkise se ka genjyer kur ka premtuar ti jape Komunitetit Mysliman nje siperfaqe toke per ndertimin e nje xhamie te re.
Sipas ministrit Olldashi ekziston nje plan per shfrytezimin e ketyre hapsirave dhe ndertesa e xhamise nuk perfshihet ne kete plan.
Sipas planit francez per rregullimin e qendres se Tiranes prapa Pallatit te Kultures jane parashikuar dy kulla. Ne te njejten zone eshte parashikuar edhe ngritja e nje qendre tregtare thote Olldashi.
Sipas ministrit Olldashit keto premtime behen vetem vetem per qellime elektorale.
Kjo nuk eshte hera pare qe Rama ben keto premtime te njejten gje ka bere dhe ne 2007-en para zgjedhjeve lokale tha Olldashi.
Nje dite me pare kryetari bashkise se Tiranes deklaroi se do ti jape Komunitetit Mysliman nje hapsire per ndertimin e nje xhamie diku prapa Pallatit te Kultures.