Olmert clirohet nga nje prej akuzave

Kryeministri izraelit Ehud Olmert eshte shfajesuar nga nje prej akuzave per korrupsion, qe e detyroi te jepte doreheqjen para skadences se mandatit te tij.
Lajmin e bejne te ditur agjencite izraelite, sipas te cilave policia ka arkivuar per mungese provash nje prej hetimeve penale qe perfshijne kryeministrin ne ikje.
Behet fjale per hetimin e blerjes se nje apartamenti ne Jeruzalem me nje cmim shume me te ulet nga ai qe ofron tregu, gjate kohes kur Olmert ka qene kryetar bashkie.