Olsi Eftimi në SPAK, pyetje për vilën që dyshohet e Veliajt në Qerret

Arkitekti Olsi Eftimi, i cili ka ndërtuar vilën në Qerret që sipas SPAK dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Eftimi mbërriti në SPAK rreth orës 14:00 dhe qëndroi për afro tre orë në zyrat e prokurorëve, ndërsa u largua rreth orës 17:00.
Burime bëjnë me dije se paraqitja e tij lidhet me hetimet që po zhvillohen për pronën në Qerret, e cila është përmendur në dosjen hetimore të SPAK.
Në momentin e largimit nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Olsi Eftimi nuk pranoi të japë asnjë koment për mediat që prisnin jashtë godinës.